Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca këtë të martë ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se në këtë takim me kryeprokurorin në qendër të diskutimit ka qenë pavarësia dhe profesionalizmi i hetuesve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet.
“I kënaqur të takoj PP Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia & profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe të rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova PP për punën e bërë & konfirmova mbështetjen e BE në nivelin teknik & financiar, për zyrën e tij”, shkruan Soreca.
…and increase attention on tax evasion. First results on final confiscation of illicit assets should be consolidated. Congratulated the GP for work done so far and confirmed the #EU🇪🇺continued support, both at technical and financial level, to the work of his Office. 🇪🇺🤝🇦🇱
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 29, 2021