Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNËTO) dhe Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) kanë ngritur alarmin në lidhje me kolapsin ekonomik të turizmit për shkak të pandemisë. Në një raport të publikuar sot nga OKB thuhet se ndikimi ekonomik i kolapsit të turizmit për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të kalojë 4 miliardë dollarë.
Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO Zurab Pololikashvili tha se turizmi është një mundësi shpëtimi për miliona njerëz, ndërkohë që apeloi për vaksinimin si çelësin për rikuperimin e vendeve të punës.