Mbledhja e Këshilltarëve të Bashkisë Vlorë pritet që të mbahet jashtë ambienteve të teatrit “Petro Marko” për miratimin e rendit të ditës.
Ndërkohë, nga bashkia Vlorë është dërguar linku për mbledhjen online të këshillit bashkiak. Në ambientet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen disa tavolina të vendosura jashtë teatrit.
Në to është vendosur emri i kryebashkiakut Dritan Leli dhe e kryetarit, zv/kryetarit dhe sekretarit.
Prej disa kohësh tashmë, kryebashkiaku i Vlorës dhe këshilltarët e bashkisë nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët. Disa mbledhje të kërkuara nga këta të fundit jashtë rendit të ditës nuk janë mbajtur ose janë zhvilluar online.