Varianti Delta i koronavirusit është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekspertëve për shkak të shqetësimit global që ka shkaktuar. Athanassios Exadaktylos, president i Panhellenic duke folur për MEGA solli në vëmendje shkallën e lartë të transmetimit të këtij varianti dhe nevojën për të përshpejtuar programin e vaksinimit.
“Nëse transmetueshmëria e gripit është 1 në 1.1 për shembull 10 infektojnë 11 të tjerë. Me koronavirusin në fillim ishte një infekton katër, katër infektonin 16, me rastin e variantit britanik transmetueshmëria u rrit me 50 për qind”.
Kurse, në rastin e variantit Delta, kemi 50 për qind më shumë transmetueshmëri se varianti anglez ose alfa.
“Një infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81,” tha Exadaktylos duke shtuar se ata që janë të vaksinuar nuk rrezikohen nga format e rënda të sëmundjes apo vdekja, raportojnë mediat greke.
Kujtojmë se varianti Delta po konfirmohet thuajse në të gjithë botë, përfshirë këtu edhe në Kosovë, Greqi dhe Itali dhe po monitorohet afër nga ekspertët që janë të shqetësuar për përhapjen e tij.
OBSH ka paralajmëruar se deri në fund të vjeshtës ky variant mund të përbëjë mbi 90 për qind të rasteve me Covid-19.