SHBA– Gjykata Supreme e Los Angelesit ka rrëzuar kërkesën e këngëtares Britney Spears, duke nënshkruar një vendim të ri, i cili i jep vazhdimësinë e kontrollit mbi jetën dhe pasurinë e saj, babait të saj, Jamie Spears.
Vendimi u mor nga gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, ndërsa mbështetësit e lëvizjes “Free Britney”, pritet që shumë shpejt të firmosin një peticion për lirimin e saj nga kujdestaria.
Ylli amerikan ka shokuar miliona njerëz në mbarë botën pas rrëfimit tronditës në gjykatë, se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears. Spears tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.
Këngëtarja e përshkroi kujdestarinë nga babai si “skllavëri”, ndërsa shtoi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe e paaftë për të biseduar me persona të tjerë.