Kryeministrat, zyrtarët dhe ekspertët për Ballkanin Perëndimor dhe BE mblidhen në Forumin e Prespës 2021, të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Konferenca, e titulluar “Ballkani Perëndimor, Misteri që mungon për Plotësimin e Evropës” , do të mbahet nga data 1 dhe 2 korrik në Ohër.
Si arkitektët kryesorë të Marrëveshjes së Prespës në 2018, konferenca do të hapet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ish-kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini si dhe ish-komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Johannes Hahn.
Në këtë konferencë do të diskutojnë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Olta Xhaçka, Bujar Osmani, ministri serb Nikola Selakoviç, dhe ai i Rumanisë Bogdan Auresku.
Të premten më 2 korrik për “Forumin e Prespës”, do të referojnë kryeministrat e rajonit. Ana Brnabiç e Serbisë, Edi Rama i Shqipërisë, Albin Kurti i Kosovës dhe Zoran Tegeltija, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Gjithashtu në konferencë do të jetë i pranishëm dhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.
Kjo platformë e krijuar nga Maqedonia e Veriut, synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojë partneritetet.