Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës. Balkanweb ka publikuar një video ku shihet përfshirja e lokalit nga zjarri.
Pushuesit janë larguar nga paniku kurse vetë pronarët e subjektit kanë neutralizuar zjarrin me rrjete rrethanore si kova apo zorrë me ujë.
Ndërkohë zjarri i rënë në lokal ka bërë që ambienti përreth të mbulohet nga tymi. Pushuesit kanë përjetuar një skenë paniku. Ende nuk dihet çfarë është bërë shkak për aktivizimin e zjarrit.