Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë sot informacione rreth gjendjes së katër të djegurve nga shpërthimi i bombolave në Velipojë.
QSUT bën të ditur se pacientët e paraqitur, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enrik Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç kanë marrë djegie të rënda në trup. Aktualisht, bëhet e ditur se të lënduarit janë duke marrë mjekim intensiv dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.
Kujtojmë se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një hotel në Velipojë pas rrjedhjes së gazit nga disa bombola.
Të lënduarit, anëtarë të një familjeje, kishin shkuar për të bërë gati ambientet e hotelit që i kanë në pronësi. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues në godinë.