Pas dy javës Britania e Madhe do të marrë frymë lirshëm. Kjo vjen pas vendimit që kryeministri Boris Johnson pritet të shpallë sot, për heqjen e kufizimeve për shkak të situatës nga Covid-19.
Këto kufizime pritet të lehtësohen duke nisur nga 19 korriku.
Johnson pritet të shpallë masat si lejimin e qytetarëve plotësisht të vaksinuar që të udhëtojnë në vendet e listës së gjelbër pa pasur nevojë të vet-izolohen kur të kthehen; mbajtjen sipas dëshirës së maskave, përveçse detyrimisht në spitale dhe ambiente të tjera të kujdesit shëndetësor.