Çdokush që shpresonte për një pajtim midis Princave William dhe Harry u zhgënjye shumë këtë javë pas zbulimit të statujës së Princeshës Diana në Kensington Palace. Rezultoi që dy princat mezi folën me njëri-tjetrin dhe kaluan vetëm 20 minuta në të njëjtën dhomë pas ceremonisë.
Vëllezërit dikur të pandashëm, të cilët nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga varrimi i Princit Phillip, ku William kërkoi të mos ecte pranë Harry-t, janë ende “në luftë” dhe burime pranë çiftit thanë për Mirror se është “pothuajse e pamundur që t’i besohet Harry-t”.
Marrëdhënia ka qenë duke u ftohur që kur u bënë akuza se Markle bullizoi stafin e pallatit dhe pas intervistës shpërthyese të Harry-t dhe Meghan me Oprah Winfrey, ku ata pretenduan se Markle kishte ide vetëvrasëse dhe ndihej e pambrojtur gjatë shtatzënisë së saj.
Ishte gjithashtu hidhëruese për Princin William dhe Princin Charles që pas intervistës shkatërruese me Oprah, Harry vazhdoi të fliste për gjëra private publikisht – duke bërë që vëllai dhe babai i tij të refuzonin të bënin biseda “një-për-një” me Harry-n, sepse nuk i besonin sa për të folur vetëm me të.
“Pavarësisht se William dhe Harry u bashkuan këtë javë për kauzën e vetme të përkujtimit të trashëgimisë së nënës së tyre, Harry është shumë i larguar”, tha një burim për Mirror. “Ata bënë një shfaqje, bënë atë që duhej të bënin për t’u siguruar që dita të kalonte pa pengesa dhe thanë mirupafshim”.
Pothuajse menjëherë pas zbulimit të statujës, Harry u nis për në Amerikë për të qenë pranë familjes së tij.