Vogue Italia ka prezantuar një numër të ri, personazhet kryesorë të së cilës janë 56-vjeçarja Monica Bellucci dhe vajza e saj 16-vjeçare, Deva. Kjo është kopertina e parë e përbashkët dhe autor i fotografive është Rafael Panizza.
Monica dhe Deva pozojnë në mënyra të ngjashme dhe kanë veshje thuajse të njëjtë. Në intervistë, Bellucci tha se dëshira për të bërë një kopertinë të tillë “nënë e bijë”, erdhi nga vetë Deva.
“E pyeta vajzën time pse dëshiron që të filmojmë së bashku dhe ajo më dha një përgjigje të mrekullueshme: ‘Për shkak se herën e fundit kur bëmë foto bashkë, unë isha akoma në barkun tënd (referuar një seti fotografik të aktores së muajin e shtatë të shtatzënisë). Tani, dua që kjo të ndodhë përsëri’.”
Gjatë intervistës, Monica foli edhe për marrëdhënien e saj me vajzën e madhe. Ajo tha se “mes tyre nuk ka kontradikta” dhe se “ajo është e kuptueshme për dëshirat dhe nevojat e fëmijëve të saj”.
“Unë përpiqem t’i pranoj të gjitha anët e Deva-s. Ajo është shumë e pavarur dhe e lirë. Që në moshën 13 vjeçare ka udhëtuar vetë dhe flet pesë gjuhë. E keni parë pamjen e saj? Ajo nuk ka frikë nga asgjë.”