Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në Koplik ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri. E zonja e shtëpisë Sadete Kukaj raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të bombolës së gazit në banese dhe po merr ndihme mjekësore në Urgjencën e spitalit Rajonal Shkodër.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve nga qyteti i Koplikut që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë shtëpinë e shtetasit Agim Kukaj. Si pasojë e shpërthimit është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.