Disa nga të plagosurit ishin të përfshirë në aksionin e shërbimeve zjarrfikëse dhe shpëtimit.
Ngjarja ndodhi në rrethin Bang Phli në provincën Samut Prakan. Incidenti shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth, duke përfshirë zonat e banuara deri në 1 kilometër larg.
Fabrika e Ming Dih, afër aeroportit Suvarnabhumi, prodhon peletë plastikë. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa retë e zeza të tymit që përfshinin zonën arritën deri në Bangkok.
“Në fillim u ndje si rrufe. Pas kësaj, dëgjova diçka të binte me të madhe dhe për një kohë, shtëpia filloi të dridhej sikur të ishte tërmet”, tha banori vendas Baitong Nisarat për “Reuters”.