Marka KKW Beauty nuk do të jetë më! Ose më saktë, nuk do të jetë për disa kohë, më pas do të vijë sërish, por ndryshe. Lajmin e ka dhënë vetë Kim Kardashian, e cila ka njoftuar se marka e saj e bukurisë do të mbyllë faqen e internetit për të ri-nisur më vonë me një pamje krejtësisht të re.
Marka KKW Beauty ka pasur një sukses të jashtëzkonshëm dhe vazhdon të jetë e suksesshme, prandaj nuk dihet nëse fshihet diçka tjetër pas këtij ndryshimi.
Siç bëri të ditur Kim, marka do të vijë me formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re më të mirë në disa drejtime.
Megjithatë interneti po zien nga komentet dhe të shumtë janë ata që mendojnë se ky vendim lidhet me divorcin e Kim nga Kanye, pasi marka quhet KKW Beauty, për shkak të mbiemrit West që ajo mbante kur ishte e martuar me Kanye-n.
Nuk dihet sa e vërtetë është, por TMZ ka bërë të ditur se emri i saj nuk do të ndryshojë. Sipas po të njëjtit burim, Kim do të mbetet e përfshirë si kurrë më parë në kompani, në bashkëpunim me partnerët e saj të rinj të Coty Inc./ Revista Class