Në Shqipëri vijon të ndërtohet pa leje, ndonëse planet e shumta urbanistike nuk mungojnë. Kësisoj, vetëm gjatë vitit të shkuar, në gjithë vendin u prishën 487 objekte, 171 prej të cilave ishin të kundërligjshme. Sipas raportit të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, pas 6,148 inspektime të kryera në terren, u aplikuan gjoba dhe kamat-vonesa në vlerën e rreth 2.5 milionë eurove ndaj shkelësve.
Të dhënat nga IKMT tregojnë se në tre vitet e fundit janë shembur 2,016 objekte pa leje, pjesa më e madhe në zona urbane dhe ato bregdetare.