JAPONI – Organizatorët e Olimpiadës së Tokios, kanë rënë dakord t’i zhvillojnë pa spektatorë, sipas ministrit të Olimpiadës së Japonisë, Tamayo Marukawa.
Kjo vjen, pasi kryeministri japonez, Yoshihide Suga, njoftoi se do të ketë një gjendje e jashtëzakonshme gjatë gjithë Lojërave Olimpike, për shkak të rritjes së infeksioneve të koronavirusit në kryeqytet.
Suga tha se gjendja e jashtëzakonshme do të hynte në fuqi të hënën dhe do të zgjasë deri më 22 gusht. Kjo do të thotë që Lojërat Olimpike, që hapen më 23 korrik dhe vazhdojnë deri më 8 gusht, do të mbahen plotësisht nën masa të rrepta emergjente.
Tifozët nga jashtë Japonisë tani janë të ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Dy javë më parë, organizatorët dhe IOC, kishin vendosur të lejonin që impiaantet sportive të mbusheshin me 50 përqind të kapacitetit të tyre, por jo më shumë se 10.000 persona. Presidenti i IOC Thomas Bach ka mbërritur në Tokio të enjten. Ardhja e tij vjen vetëm dy javë para se të hapen Lojërat e shtyra në Tokio. IOC dhe organizatorët, po përpiqen t’i zhvillojnë Lojërat gjatë pandemisë, pavarësisht kundërshtimit nga publiku japonez dhe komuniteti mjekësor.
Ndalimi i shërbimit të alkoolit është një hap kryesor për të zbutur festat e lidhura me Olimpiadën dhe për t’i mbajtur njerëzit të mos pinë dhe të festojnë. Banorët e Tokios pritet të përballen edhe me kërkesën e qëndrimit në shtëpi dhe t’i shikojnë Lojërat në TV nga shtëpia.
Atmosfera pa tifozë mund të përfshijë edhe ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në stadiumin kombëtar të Tokios, që ka kushtuar $ 1.4 miliardë dollarë. Eshtë e paqartë se si pishtari do të hyjë në stadium për ceremoninë e hapjes.
Rreth 11.000 olimpistë dhe 4.400 paraolimpistë pritet të hyjnë në Japoni, me dhjetëra mijëra zyrtarë, gjykatës, administratorë, sponsorë, transmetues dhe media gjithashtu. IOC thotë se më shumë se 80 përqind e banorëve të “fshatit olimpik” do të vaksinohen.