Angelina Jolie ka vendosur të shkëpusë çdo marrëdhënie me ish bashkëshortin e saj, Brad Pitt. Aktorja kërkon të ndërpresë lidhjet e biznesit me Pitt dhe po përpiqet të shesë aksionet e saj në kantinën e tyre franceze Chateau Miraval.
46 vjeçarja kërkon të heqë urdhrin e ndalimit të përkohshëm për transferimin e pasurive të tyre, i cili ka qenë në fuqi që kur divorci i tyre filloi në 2016. Sipas ekipit ligjor, Angelina ka gjetur një blerës të palës së tretë për “Nouvel LLC”, por nuk është në gjendje të nënshkruajë marrëveshjen për shkak të këtij urdhri. Brad dhe Angelina kanë qenë përfshirë në një proces divorci të komplikuar për shkak të mosmarrëveshjeve për kujdestarinë e fëmijëve. Pak javë më parë, gjykata vendosi të favor të Pitt duke i dhënë kujdestarinë e përbashkët, por ky vendim nuk është pritur mirë nga aktorja.