Në një kohë kur debati poltik është ndezur, dhe Partia Demokratike ka paditur Drejtorin e Gjendjes Civile, për ndryshim të adresave të zgjedhësve, Presidenti Ilir Meta ka bërë një lëvizje të fundit. Ai i ka refuzuar mazhorancës ligjin për gjendjen civile. Në 9 faqe arsyetim, Meta, thotë se ndryshimet e bëra në ligj në këtë fazë të procesit zgjedhor, kanë potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve.
“Një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend. Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke e vlerësuar ndikimin e qënësishëm që mund të ketë në procesin zjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike”
Ndryshimet në ligj parashikojnë shfuqizimin e gjobave per dekralrimin e venbanimeve të cilat në masën 10 000 lekë, dhe me pezullim të shërbimit deri në vjeljen e gjobës