Një nga studiueset kryesore të kompanisë që prodhon vaksinën kineze Sinovac në Indonezi, ka ndërruar jetë, me shumë mundësi nga pasojat e COVID-19.
Bëhet fjalë për Novilia Sjafri Bachtiar, e cila ndërroi jetë kur nuk ka mbushur ende 50 vjeç. Lajmi tronditi vendin aziatik me 270 milionë banorë, dhe ministri Erich Thohir, i njohur në Europë si aksionisti kryesor i ekipit të Interit disa vite më parë, foli për një ”humbje të madhe”, ndërkohë që aty bilanci i pandemisë po përkeqësohet.
Për herë të parë gjatë javës është kaluar pragu i 1 mijë viktimave në 24 orë, me pothuajse 35 mijë raste të reja. Në pavijonet e tejmbushur, vetë personeli shëndetësor flet për një vështirësi për të gjetur oksigjen.