Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe 76 rezultojnë ende të humbur pas shembjes së ndërtesës në Miami me 24 qershor. Dy javë pas katastrofës, 10 trupa të pajetë janë gjendur të enjten nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Një ditë më parë, ekipet thanë se shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesës ishin pothuajse zero.
“Ne jemi ende duke u lutur për një mrekulli,” tha Charles Berkett, kryetari i qytetit të vogël me 6,000 banorë, duke shtuar se ai nuk “hoqi dorë nga shpresat” për të gjetur të mbijetuar.
Në ditën e 15-të të kërkimeve, anëtarët e forcave të kërkim- shpëtimit mbajtën një minutë heshtje në 1:20 të mëngjesit -ora kur pjesa më e madhe e ndërtesës u shemb.
“Ne po punojmë 24 orë në ditë për të gjetur viktimat sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Levine Kava në një konferencë për shtyp.
Policët dhe ekzaminuesit mjekësorë janë ngarkuar me detyrën më makabre të identifikimit të trupave. Ekipet e shpëtimit gjithashtu mblodhën sende personale – dokumente identiteti, fotografi, çertifikata shkollore, bizhuteri, kuleta, telefona celularë, tableta, armë nga rrënojat.
Të paktën 124 ton mbeturina janë hequr nga rrënojat e Champlain Towers South. Pjesa tjetër e ndërtesës u shemb të dielën në mbrëmje, pasi përbënte një rrezik për jetën e anëtarëve të forcave të kërkim-shpëtimit.