Prej së premtes punëtorët ditorë nuk janë lejuar të kalojnë në Maqedoninë e Veriut nga pala maqedonase.
Ata janë bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës dhe thonë se ende nuk ka asnjë urdhër se çfarë do të ndodhë me ta.
Rreth 150 punëtorë shkojnë në Stugë dhe Ohër për të punuar çdo ditë. Ata shprehen se prej ditës së djeshme askush nuk ju jep shpjegim se përse nuk lejohen të kalojnë. Kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore pasi tashmë kanë mbetur pa punë.
“Kam dhjetë vjet që punoj në Maqedoni. Dje kam ardhur dhe më thanë nuk do kalosh se kemi urdhër. Na kthyen. Ku do ushqehemi ne, ku do hamë? Ça bën shteti jonë. Të na gjejnë punë dhe të na mbajnë këtu. S’kemi pasur asnjëherë probleme. Shteti duhet të marrë masa,” shprehet një prej tyre.