Kanada- Temperaturat e larta kanë sjellë probleme dhe për gjallesat e detit. Sipas ekspertëve, të cilët janë prononcuar për The Guardian, jeta detare po shkatërrohet, duke sjellë ngordhjen e më shumë se 1 miliard kafshëve.
I nxehti rekord i javës së kaluar, bëri që midhjet të piqen në brigjet e paqësorit në Kanada. Shkencëtari Christopher Harley shpjegoi se vdekja masive e butakëve do të ndikojë përkohësisht në cilësinë e ujit, sepse midhjet dhe molusqet ndihmojnë në filtrimin e detit.
Kjo pjesë e brigjeve ka qenë e njohur për ujërat e ftohtë, një mjedis ideal për rritjen e gjallesave të detit, por i nxehti shkaktoi një fatkeqësi ku 1 miliard gjallesa mendohet të kenë ngordhur.