Kjo javë pritet që të jetë me kushte të qëndrueshme.
Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja bën të ditur për ABC News se duke filluar nga dita e martë do të kemi një rritje të temperaturave ndërsa e premtja pritet të jetë dhe dita që do të sjellë ndryshim të kushteve atmosferike.
Porja në fjalën e saj ka bërë me dijes e fundjava përveç uljes së temperaturave do të sjellë dhe reshje të herë pas hershme shiu.
“Java ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet në të gjithë vendin, përjashtuar shira të izoluar gjatë pasdites në zonën veriore dhe verilindore të vendit.
Deri ditën e premte moti do të jetë i kthjellët, të premten dhe në fundjavë pritet që të kemi dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
“Java ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet në të gjithë vendin, përjashtuar shira të izoluar gjatë pasdites në zonën veriore dhe verilindore të vendit. Deri ditën e premte moti do të jetë i kthjellët, të premten dhe në fundjavë pritet që të kemi dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat në rang vendi do të jenë deri në 33 gradë duke filluar nga e marta dhe të enjten temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë.Pritet një freskim i motit në fundjavë ku temperaturat 32-33 gradë do të jenë prezente në vendin tonë”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se dhe Kosova do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike ku deri të enjten do të jenë ditë të nxehtë dhe fundjava do të sjellë rënie të temperaturave.