Të tjera detaje zbulohen mbi ngjarjen në Fushë-Krujë, ku personi të cilit i kanë vendosur lëndë plasëse në banesë është Alfred Voga, me detyrë drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit.
Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Alfred Voga që ka sinjalizuar policinë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e Alfred Vogën.
“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil,Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse”, thuhej në njoftimin e policisë.