Një mjek nga Korça është gjetur i vdekur në Radhimë. 49-vjeçari Kujtim Shabani, kishte 3 ditë që kishte nisur pushimet ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ai është gjetur i pajetë në shezlonin ku po pushonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35, dhe kanë qenë pushuesit ata që e kanë pikasur trupin e pajetë në zonën e plazhit.