Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Statutor të Partisë Demokratike. Mësohet se propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit janë rrëzuar ndërsa janë kaluar ato të kryetarit Lulzim Basha.
Pra, në mbledhjen e Kryesisë që do të zhvillohet ditën e nesërme do të diskutohen vetëm ndryshimet e propozuara nga Basha. Me propozim të kryedemokratit, Këshilli Kombëtar do të jetë organi që do të japë dritën jeshilë për të gjithë marrëveshjet që PD do të lidhë me aleatët e saj.
Mësohet se komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Basha për disa ndryshime në statutin e PD, që synojnë, sipas tij, demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm.