Partia Demokratike Denoncoi nga Kombinati, se Kryeministri Edi Rama, dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj kan harruar banorët e dëmtuar nga tërmeti. Zedhënsja Ina Zhupa tha se lagjia e re që u premtua që në korrik nuk duket asgjëkundi, veçse në propagandën e
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA
Ndodhemi në zonën e Kombinatit. Konkretish në këtë lagje është premtuar nga pinoku i bashkisë dhe shpura e propagandës që përdor Edi Rama, se do të ndërtohet lagja më e re e Kombinatit.
Ata me 25 korrik e pagëzuan me Kombiart, ndërkohë këtu siç mund ta shikoni nuk kanë nisur shembjet dhe jo më të bëhet fjalë për rindërtimin e shtëpive.
Para një viti, pra në nëntorin e vitit të kaluar, Kombinati ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Rreth 1500 familje dolën të pastreha. Sot disa prej tyre trajtohen me bonusin e qirasë, por të gjithë nuk e dinë se si do të jetë fati i tyre.
Askush nuk ka një kontratë të lidhur me bashkinë e Tiranës apo me institucionet e qeverisë siç është ministria e Rindërtimit.
Askush nuk e di nëse do të jetojë në banesën e tij përsëri, kur të rindërtohet apo do të dërgohen në zona të tjera sipas preferencës së qeverisë apo të bashkisë Tiranë.
Askush nuk e di se sa do të zgjasë procesi.
Askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tyre dhe familjeve të tyre. A do të jetojnë gjatë me bonusin e qirasë! A do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe si do të shkojë procesi i rindërtimit!
Kjo është bërë me qëllim.
Me qëllimin që propaganda të vazhdojë çdo ditë me kaseta të gatëshme nga Rama dhe shpura e tij e propagandistike, ndërkohë njerëzit nga pasiguria mos të dinë se si të veprojnë. Mos të kenë mundësi as të organizohen dhe as të bëhen pjesë e gjërave të mëdha që pritet të ndodhin në Kombinat.
Kombinati pret përgjigje ashtu si edhe zonat e tjera të Tiranës që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, duan të dinë se si do të shkojë fati i banesave të tyre, banesat që kanë ngritur me mund, banesat që kanë bërë sakrifica për ti patur, shumica pre të cilave janë edhe të padëmtuara dhe me kryqin e verdhë dhe jo me kryqin e kuq për tu shembur.
Ndërkohë siç ua paraqitëm, kjo është lagjia që duhej të ndërtohej, por me sa duket planet janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Sepse siç e keni parë, kantierët e rindërtimit te 5 Maji apo te Sami Frashëri janë kantiere njëditore vetëm kur shkon kryeministri dhe shpura e tij propagandistike. Ditët e tjer atje nuk punohet.
Ashtu siç nuk punohet në Kombinat, nuk punohet në të gjithë Tiranën.
E gjitha është fasadë. Realiteti është që qytetarët nuk dinë asgjë dhe janë lënë të vetëm përballë tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike.