Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me përgjimet e SPAK për ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda, e cila dyshohet se u ka marrë dy mijë euro dy zonjave, me premtimin se do t’i punësonte.
Gazetarja e “Panoramës” Etleva Delia ka siguruar dosjen e SPAK, ku zbardhen komunikimet mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat flasin në lidhje me “pazarin” me zëvendësministren, duke diskutuar nëse shuma e dhënë është e mjaftueshme.
“Do ketë thënë u këputën në b****”, i thotë Florida- Majlindës, ndërsa kjo e fundit ia kthen se duhet të presin njëherë se “nuk po i presin paratë” dhe tek e fundit nuk po punësohen ministre.
PJESË NGA PËRGJIMET
Nga të dhënat e përftuara nga komunikimet e kryera nga shtetaset nën hetim Florida Beu dhe Majlinda Hasani, ka rezultuar se në datën 13.02.2020, ato kanë zhvilluar një takim me shtetasen Rovena Voda, e cila ushtronte funksionin e Zëvendës Ministres së Brendshme. Sipas bisedave të kryera del se shtetasja Florida Beu i ka kërkuar Zëvendës Ministres së Brendshme që ta favorizonte për të gjetur ndonjë vend pune. Qëllimi i shtetases Florida Beu ka qenë që të punësohej në Ministri. Sipas bisedave të kryera shtetasja Majlinda Hasani ka kërkuar Zëvendës Ministres një vënd të mirë pune për Floridën.
Në vijim të realizimit të këtij qëllimi të bashkëhetuarit janë takuar disa herë, konkretisht në datën
25.02.2020, 28.02.2020,dhe 06.03.2020.
Nga bisedat e kryera midis shtetaseve Florida Beu dhe Majlinda Hasani rezulton se në datën 25.02.2020, ato janë takuar sërish me shtetasen Rovena Voda ku kanë biseduar për punësimin e Floridës. Sipas bisedave të kryera del se në këtë takim shtetasja Florida Beu i ka dhënë Zëvendës Ministres shumën prej 1.000 Euro, me qëllim favorizimin e saj për gjetur vendin e punës. Pas takimit shtetasja Florida Beu i ka thënë shtetases Majlinda Hasani se “më ngeli mëndja mos donte më shumë… që të paktën të na vej në një vend tamam”. Sipas bisedave shtetasja Rovena Voda e ka marrë shumën monetare në takimin e mësipërm, të vendosura në një zarf të cilin ajo e ka futur në çantën e saj që kishte me vete.
Më poshtë po pasqyrojmë në mënyrë të përmbledhur disa nga transkriptimet që janë me interes si më poshtë: Më datën 15.02.2020, ora 12:28:47 midis shtetasve Florida Beu dhe familjarëve të saj, shtetases Nerenza Beu (e ëma) zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.
Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ja befte edhe asaj zoti. Florida. I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njëqind here i tha hajde të dalim për darkë e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.
Nerenza: Po cfarë është kjo tani? Florida: Zëvendësministre
Nerenza: Tani ca pikë synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
Nerenza: Po ca me u be? Nuk mund të pyesja dot ne telefon unë edhe keshtu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda une dua një vend të mirë për këtë ajo i tha une direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.
Nerenza: Ty te pëlqen kjo?
Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti ben provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen une, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se ate tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas nje viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundsi e fusja te kabineti im tha.
Nerenza: Po pse?
Florida: Po eshte ky ministri po jane kështu keto mami që haen me njeri tjetrin e kupton, une do mar Albanen se Albana është shefja di ku ka vende pune në ministri ajo i ve e mori ne telefon ate e la për dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë. Florida; Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanés.
Nerenza: Epo kjo si ta bëjmë.
Florida: Se di po më rrin mendja aty.
Nerenza: Mos ju ndaj Emrijanit o goce me duhen.
Florida: Po duhen pagujt ato.
Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Me ngeli mendja mos donte më shumë kjo!
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall se mos donte me shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do iki prap t’ja them, degjo këtu se ajo pesëqindmijë lek do ie marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD – PS- e heq gocën i them, mos me cani……rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
Florida: E me thotë mua me ……
Shenim: Biseda vazhdon pa interes
Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, do i ha ..unë, Rovi
Florida. Kam hall… mos ka prit nai dyshe.
Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Majlinda: Mos harro orën dy moj.
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.
Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..
Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.
Majlinda : Të premten më tha ajo mua.
Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.
Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj atë. Florida: Për sot po pra po për nesër
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.
Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministri, nuk e lejmë me kaq.
Më datën 26.02.2020, ora 09:36:01 midis shtetasve Flordia Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.
Florida: Ajo qe t’u thonë po bjeri mi kështu ca çante,
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…