Sipas MeteoAlb vendi ynë në pjesën e pare të ditës së premte do të jetë me kthjellime, në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të lehta vranësirash në zonat malore.
Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta në Veri-lindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do te fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veri-perëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Përsa i përket rajonit të dhe Europa qendrore paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje.
Ndërsa gadishulli Iberik do të jetë në dominimin e kthjellimeve. Gjithashtu në kushte të qëndrueshme atmosferike do të jetë Europa Veriore dhe Lindore.