Stomatologët shprehen se duhet të shmangni një zakon të përditshëm nëse doni dhëmbë të shëndetshëm. Gabimi sipas tyre, qëndron tek pastrimi i tyre pas ngrënies së mëngjesit.
Ky zakon mund të jetë më i dëmshëm nëse konsumoni lëng portokalli dhe ushqime të tjera acidike.Ushqimet acidike zbusin smaltin e dhëmbëve dhe larja pas kësaj mund të shkaktojë dëmtime të tyre.
Ekspertët sugjerojnë që t’i lani dhëmbët të paktën një orë para se të konsumoni mëngjes. Kjo është një tjetër pikë sipas stomatologëve që duhet rënë dakord.