SPANJE – Barca është e vendosur të mos e lerë Messin të largohet nga klubi, pavarësisht se argjentinasi u shndërrua në lojtar të lire këtë verë
Kontrata e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë përfundoi zyrtarisht në 30 qershor, që do të thotë se ai aktualisht nuk i përket asnjë klubi
Pavarësisht interesimit nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City, ai nuk ka gjasa të largohet nga Nou Camp dhe jo vetëmkaq, por ai do të nënshkruajë një kontratë të re pesë-vjeçare.
Mediat spanjolle thonë se një pjesë e kësaj kontrate do të jetë si ambasador i klubit kur ai të lëvizë për të luajtur në Major League Soccer në Amerikë, sic parashikohet në kontratën e tij të re.
Gjëndja e rënduar financiare e Barcelonës lidhet ngushtë me problematicën e regjistrimit të lojtarëve të rinj, pasi skuadra katalaase ka tejkaluar kufirin financiar që kanë skuadrat në La Liga. Presidenti i saj Tebas ka konfirmuar se ai nuk do të ndryshojë rregullat për Messin.
“Jo, unë nuk do të mbyll sytë për Messin, është e pamundur,” tha ai. “Ka shumë punonjës në LaLiga që kanë këtë problem, dhe ka një kufizim ekonomik gjithashtu. Ne duhet të ruajmë integritetin e LaLiga.
“Ne shpesh duhet t’u shpjegojmë [kontrollet ekonomike] agjentëve dhe lojtarëve sepse ata nuk dinë për këtë ose mendojnë se klubet po i mashtrojnë, dhe na është dashur ta shpjegojmë atë në vitet e fundit.
“Ne do të duhet të analizojmë gjithçka siç duhet, sepse nëse ka pushime nga puna për arsye ekonomike, por që t’i hapin vend Messit dhe të tjerëve … ne do të duhet ta mbajmë nën vëzhgim atë,” tha Tebas.
“Tani për tani unë mund të jap vetëm mendimin tim, dhe më bën habi ë nuk ka pasur asnjë ofertë për Messin nga Manchester City ose Paris Saint-Germain. E besoj plotësisht këë gjë dhe se lojtari dëshiron të qëndrojë”.
Barcelona do të largojë Antoine Griezmann drejt Atletico Madrid në ditët e ardhshme, me sulmuesin francez që ka vendosur të kthehet në ish-klubin e tij dy vjet pasi ka shkuar drejt katalanasve për 108 milion £ në Nou Camp.
Dhe Tebas shpjegoi se ai beson se të dy klubet po përpiqen të përballojnë humbjet financiare të bëra në vitet e fundit.
“Klubet e mëdha janë prekur nga kriza financiare dhe kanë patur probleme kur kanë shkuar në kufijt e lejuar…” tha Tebas.
“Në rastin e Atleticos, ne po flasim për një borxh të madh, por është gjithashtu e vërtetë që ata kanë kapacitet për ta ripaguar dhe rifinancuar atë.
“Ju duhet të mendoni për buxhetin nga një perspektivë afatgjatë, prej rreth tre ose katër vjetësh.”