Ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar viktimat nga Covid-19.
Në fjalën e tij kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se ndaj qytetarëve janë kryer padrejtësi nga qeverisja e dështuar, duke nisur me blerjen masive të votave.
“Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që erdhën ditë e natë me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi parë se si aleanca e Ramës me krimin vijon e pandërprerë në çdo nivel. Kemi parë se si me Tom Doshin përdori një sigël si kamuflim dhe drejtorët e PS i shiti si kandidatë të Tom Doshit”, u shpreh Basha në nisje të fjalës së tij.