“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres.” Kjo ka qenë fjalia e ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat, duke konfirmuar futjen e tij në Kuvendin e Shqipërisë në mandatin e ri që e merr zyrtarisht në muajin shtator.
“Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.” ka shtuar më pas Berisha.
Ish-kryeministri më tej është shprehur se për në shtator opozita ka një armatë të fuqishme për tu përballur sipas tij me narkoshtetin.
Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet t’i shihni gjëra në kompleksin e tyre. Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thotë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do t’i ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës. Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres. Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund t’iu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia.”, tha Berisha.