Përfundon pas 7 orësh mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Mbledhja e cila nisi në orën 11:30 ishte parashikuar të mbahej deri në orën 18:00. Pas mbylljes së votimit, kutitë do të transferohen në selinë blu.
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot ndryshimet në Statutin e Partisë, të cilat janë të gjitha propozime të kreut të kësaj force, Lulzim Bashës. Me anë të këtyre ndryshimeve, Basha propozoi një formulë të re për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërsa nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit.
Brenda ditës së nesërme pritet të mësohen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.