Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Parioli pasi në bashkëpunim me një person tjetër merreshin me shitjen e kokainës në doza të vogla.
Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën në xhep 87 doza kokaine.
Përveç drogës, policia italiane arriti që ti sekuestronte edhe 2900 euro dhe 5 aparatë celularë, të cilët i përdornin për të kontaktuar me klientët.
Në total u kapën 331 gram kokainë e ndarë në 87 doza dhe 2900 euro që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal.
Dy personat iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë italiane për veprime të mëtejshme.