Një makinë tip Benz ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Policia njofton se automjeti është djegur plotësisht por drejtuesi O.K., 45 vjeç ka arritur të shpëtojë për mrekulli.
“Më datë 19.07.2021, rreth orës 08:30 , në dalje të tunelit Tiranë – Elbasan mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O.K., 45 vjeç, banues në Elbasan, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotesisht. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.