Elefterios Sullaj,efektivi i arrestuar me urdhër të SPAK është lënë në burg nga GJKKO.
Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie, duke e lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Sullaj u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun, dhe Eris Tafën.
Sipas SPAK, Sullaj ndihmonte dy personat e lartpërmendur që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.