TIRANË– Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela kërkon që të lihet i lire. Sipas një kërse drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.
Sipas ‘Neës24’ ai ka kërkuar nga GJKKO-ja zbutjen e masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në burg. Ai kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Ai thotë se sipas ligjit nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.
Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.