Nëse përdorni akoma Facebook Messenger, atëherë duhet të keni kujdes pasi mesazhi nuk është i enkriptuar dhe nuk do të jeni të sigurtë kur bisedoni me miqtë tuaj.
Nëse përdorni Messenger dhe WhatsApp e keni kuptuar që ky i fundit kripton të gjithë përmbajtjen ndërmjet dërguesve dhe marrësve, duke siguruar që askush, madje as Facebook, nuk mund të lexojë ndonjë prej tyre, Messenger nuk e bën këtë. Madje edhe kompania pranon se monitoron përmbajtjen.
“Hapi i parë për të mbajtur njerëzit të sigurtë është që të kenë një siguri të fortë”, tha shefi i WhatsApp Will Cathcart muajin e kaluar, ndërsa aplikacioni i mesazheve nisi një tjetër fushatë privatësie rreth fuqisë së enkriptimit të tij. “Ne mendojmë se qeveritë nuk duhet të jenë atje duke u përpjekur të inkurajojnë kompanitë e teknologjisë që të ofrojnë siguri të dobët”.
“Ne kemi nevojë për enkriptim për të gjitha bisedat, të gjitha platformat”, thotë Jake Moore i ESET për Straight Talking Cyber. “Përndryshe, kompanitë do të shesin të dhënat tona, duke përfituar prej tyre.”
Por me Messenger, kjo nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. WhatsApp është një aplikacion i formatit point-to-point, ku mund të kontaktoni vetëm njerëz ose numra që njihni, me Messenger mund të kërkoni dhe të shfletoni, duke kontaktuar edhe ata që nuk i njihni.
Lexo më shumë këtu.