Dy të moshuar kanë vendosur t’i japin fund jetës në mënyrë tragjike. Nga njoftimi i policisë mësohet se dy personat janë gjetur të vetëvarur nga familjarët këtë të martë në Belsh dhe në Librazhd. Blutë bëjnë me dije se një 73 vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali. Ky i moshuar vuante nga sëmundja e epilepsisë.I moshuari i dytë i vetëvrarë është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.