Një shqiptar 50-vjeç është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit në qendër të Heraklios, pasi sulmoi gruan dhe vajzën e tij.
Burri, duke mbajtur një hanxhar në duar, i sulmoi verbalisht dhe i kërcënoi pas sherrit në familje.
Disa minuta më pas ai u lokalizua nga policia dhe u arrestua, ndërsa iu gjet hanxhari në makinë.