TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.
Me vendimin e marrë, Gjykata ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe shoqatës ‘TOKA’ për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.