Një punonjës policie së bashku me vëllanë janë arrestuar për shkak se me makinën tip “Benz” me të cilën po udhëtonin mbrëmë pak pas mesnate në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, rreth orës 00:15 aksidentuan motorin tip “Suzuki” me drejtues një 30-vjeçar, i cili humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes. Viktimë ka mbetur drejtuesi i motorit Fatos Hila 30-vjeç.
Arrestimi i inspektorit Roxhers Milkurti 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë që ishte duke drejtuar “Benz”-in dhe vëllait të tij M. Milkurti 22 vjeç është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.