Zyrtarët e qeverisë kineze kanë mohuar propozimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të investiguar “origjinën e vërtetë” të koronavirusit duke e quajtur teoritë e saj “absolutisht të pamundur”.
Ministri Kombëtar i Shëndetit të Kinës, Zeng Yixin, tha në një konferancë në shtyp që ai ishte i “befasuar” që OBSH po kërkonte që skuadra e tyre e hetuesve të rikthehej në Wuhan pasi ata e vizituan qytetin më parë gjatë vitit 2021, dhe nuk gjetën asnjë provë që virusi kishte dalur nga një laborator.
Ai e quajti kërkesën e tyre të “pazakontë” dhe tha se skuadra e hetuesve e kishte shpërdorur mundësinë e tyre për të investiguar qytetin e Wuhanit.
Nga ana tjetër shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që studimi i orgijinës së koronavirusit ishte një “ushtrim shkencor” dhe që ai duhej të zhvillohej “i lirë nga politka” duke i kërkuar zyrtarëve të qeverisë kineze që të rikonsideronin vendimin e tyre.