Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për shkatërrim të mjedisit dhe gërryerje të shtratit e lumi Mat, në mënyrë të paligjshme. Policia njofton se është arrestuar Artur Lika, 40 vjeç, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit. Ndërkohë nën hetim janë Shyqyri Shuaipi, 39 vjeç dhe Dashamir Zenelaj, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre edhe Inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë Aleksandër Uku, pasi nuk ka ushtruar kontrollin sipas ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat.