Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid në vendin tonë krahasuar me disa javë më parë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 4 063 testime janë konfirmuar të infektuar 25 qytetarë dhe fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.
Të infektuarit janë konstatuat në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Gjatë orëve të fundit betejën me Covid në vendi n tonë e kanë fituar 7 pacientë, ndrësa në spital po marrin ndihmë mjekësore 8 pacientë duke e çuar në 272 numrin e pacientëve aktivë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 130 125 qytetarë.
Statistika (24 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4063
Testime totale 875,262
Raste pozitive 132,853
Raste të shëruara 130,125
Raste Aktive 272
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 103
Vlorë 26
Elbasan 26
Kukës 25
Durrës 22
Lezhë 21
Shkodër 17
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1