Gjithnjë e kemi parë si një vajzë plot me energji, e cila na e shpreh pasionin e saj për këngën me hitet që krijon. Pas kësaj vajze të fortë, qëndron një dhimbje e madhe. Në muajin mars, reperja Melinda Ademi, ka humbur nënën e saj, nga një sëmundje e rëndë. Për herë të parë, Melinda, ka rrëfyer emocionet e saj në ëmisionin NIN, duke përlotur gjithë publikun.
Por si fillim, sjellim në kujtesë mesazhin e këngëtares pas humbjes së nënës.
“Më 3 mars 2021, nëna ime e dashur, Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë, dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që ndiej. Ditët e kaluara kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime, dhe unë po mbledh forcat e mia për të shkruar këtë postim kushtuar asaj sepse bota meriton të dijë për nënën time të mahnitshme, dhe sa fort ajo luftoi dhe dashuroi.
Mami, ti je gruaja më e fortë që njoh, ti je shoqja ime më e mirë dhe gjithmonë mund të mbështetem tek ti dhe ti do të jesh aty për mua dhe për çdo gjë. Ne gjithmonë flisnim për gjithçka, dhe unë jam aq e nderuar sa që të njoha vërtet, dhe që isha në gjendje të marr ndihmën dhe udhëzimet e tua. Ju keni luftuar aq shumë për dashurinë tuaj me babin, për të rritur të 4 fëmijët tuaj. Ju qëndruat aq fort për gjashtë vitet e fundit për ne, dhe unë jam shumë mirënjohëse që ti je nëna ime.
Mami faleminderit shumë që më inkurajove të ndjek karrierën time dhe faleminderit që më mbështete dhe më kuptove. Gjithë jetën time gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të të bëja krenar dhe e di që ti je krenar për mua. Unë premtoj se do të vazhdoj trashëgiminë tuaj për të qenë gruaja më e fortë dhe më e palodhur, ashtu si ju.
Të dua mama, do të më marrë malli për të folur me ty për orë të tëra, por e di tani që më në fund je në paqe. E di që do të më shikoni nga lart dhe do të më mbroni si gjithmonë keni bërë… lamtumirë mama jem, e di qe do te shihemi ne perseri ne xhenet”,-shkroi Melinda.
Ndërkohë në intervistën e fundit, Melinda ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së nënës saj.
“U mërzit shumë kohëve të fundit, se e ka ditur ndoshta që ka me shku dhe s’ka dashur, ka dashur me ndejt. As gjyshe nuk u bë, shkoi shumë herët me 50 vjet”,-ka rrëfyer mes lotëve Melinda.
Kjo dhimbje do të kthehet në forcë për Melinda Ademin dhe jemi të bindur që do i ruaj më së miri premtimet që i ka lënë nënës së saj.
Më poshtë ndiqni intervistën të plotë: