Ky është momenti i Kamala Harris.
Ajo është zgjedhur nënkryetare e Shteteve të Bashkuara dhe siç vuri në dukje New York Times: “Fitorja e saj përfaqëson një ‘thyerje akulli’: Ajo do të jetë gruaja e parë, gruaja e parë me ngjyrë, gruaja e parë indiano-amerikane dhe e para vajzë emigrantësh që do të betohet si nënkryetare.”
Momenti i fitores është ndjekur dhe nga jeta e saj personale. Ekziston një moment i rëndësishëm biografik që nuk e kemi parë të përmendet shpesh: Kamala Harris ishte beqare deri në moshën 50-vjeçare. Në moshën 49-vjeçare, ajo është martuar me avokatin Douglas Emhoff, i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë.
Shumë vite të mbushura me karrierë dhe sukses, ajo i ka ndjekur pa një bashkëshort në krahë. Disa zëra nga paragjykimet shoqërore thonë se Harris nuk do të ishte zgjedhur si krahu i djathtë i Joe Biden, nëse nuk do ta kishte një bashkëshort.
Në një nga librat e saj, “The truth we hold: An American Journey”, i botuar vitin e kaluar, ajo tregon pse mori vendimin të martohej në moshën 50-vjeçare.
Madje në libër, gjithashtu, trajton dhe një hendek ekzistues midis grave dhe burrave beqarë në politikë.
“Unë, gjithashtu, e di që gratë beqare në politikë shihen më ndryshe sesa burrat beqarë. Ne nuk marrim të njëjtën tolerancë kur bëhet fjalë për jetën tonë shoqërore.”/ Revista Class