Flukset në urgjenca në ditët e fundit ngrenë dyshimet nëse kemi të bëjmë me virozat e stinës apo variantin Delta që ndodhej mes nesh prej qershorit, por që u konfirmua vetëm pak ditë më parë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh në “ABC” simptomat e virozave të stinës janë të njëjta me variantin Delta. “Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai.
Por si ta dallojmë virozën nga Delta? “Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta” sqaroi ai.
“Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës, sidomos te fëmijët me vjedhjen apo diarrenë. Në këtë moment nuk është më ajo frika e virusit që ishte gjatë pandemisë. Shqetësuese për njerëzit tani është që është konfirmuar edhe Delta. Shtimi i numrit ka të bëjë me stinën, por edhe praninë e virusit” tha më tej ai.
Por si është situata e virozave stinore krahasuar me vitin e kaluar? “Në krahasim me vjet është disi më e rritur, pasi verën e kaluar deri në fund të majit ishte karantina dhe përhapja e virusit ishte shumë herë më e ulët, një, dy raste në ditë dhe numri i atyre që kishin kaluar sëmundjen ishin me shifra të ulëta. Qershori kaloi i qetë, me fillimin e përhapjes së infeksionit në Korrik deri atëherë ishte i kontrolluar shumë infeksioni dhe nuk kishte rritje edhe të virusit të stinës. Në këto momente ka një rritje te fëmijët, që janë një sinergjizëm i të dy varianteve si të stinës dhe Delta virusit që mund të jetë prezent te fëmijët më shumë sesa të rriturit”.
Por a është ngjitëse viroza? “Ne nuk duhet të harrojmë një gjë, që fakti i virozave të stinës ka të bëjë edhe me koronaviruset që kanë ekzistuar që më parë dhe që prekin sidomos fëmijët. Temperaturë, sekrecione nga hundët, që i ka për fat të keq edhe Delta virusi. Edhe gripi edhe viruset e tjera janë sëmundje infektive, ngjitëse” përfundoi ai.
Marrë nga ABC News.al