Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një 13 vjeçar është gjetur i vrarë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gernac Malësi në Kurbin, ku i mituri me mbiemrin Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në afërsi të një banese disa fëmijë që kanë qenë duke lozur dhe kanë gjetur një armë ku shkrepja e saj ka rezultuar fatale për 13 vjeçarin.
Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.